Arbnora Idrizi ka arritur që të hyjë për herë të katër në librin Guiness.
Kësaj radhe, ajo ka përgatitur mozaikun më të madh me lule origami, të cilën e ka realizuar me flamurin kombëtar, shkruan Arbresh.info.
Mozaiku ka pasur përmasat prej 1 mijë e 303 metra katror dhe dhe i punuar me 120 mijë letra ka ardhur në nder të 28 Nëntorit.
“Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit. Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im”, ka shkruar Arbnora Idrizi në Facebook.
Për herë të parë, ajo theu rekordin për lulen origami më të madhe në botë, duke vazhduar pastaj me krijimin e një vazoje më të madhe e dekoruar me flamujt që kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Flamuri kombëtar mbi 1 mijë e 300 metra dhe i punuar me 120 mijë letra, garon për rekordin Guinnes
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...