Janë arrestuar dy shtetas serbë, pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ata në automjetin me të cilin kanë kaluar kufirin kishin të ngarkuar edhe 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër), shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...