Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë bënë bashkë të gjithë, duke apeluar të festohet bashkë në Kosovë e diasporë.
“Kurban-Bajrami na rikujton sakrificën, solidaritetin, ndihmën, humanitetin ndaj njerëzve, që kanë nevojë”, deklaroi Tërnava.
Ai bëri thirrje që përmes prerjes së Kurbanit të gëzohen nevojtarët, jetimët, që tryeza e tyre të jetë e begatë.
“Jemi dëshmitarë të luftrave dhe shkatërrimeve të shumta nëpër botë. Kemi përgjegjësi të mëdha para vendit, popujve nga vijnë dhe mos të harojmë se kemi përgjegjësi edhe para Zotit për punën tonë gjatë jetës në këtë botë”, tha Tërnava./arbresh.info/
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...