U.D. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për muajt tetor dhe nëntor për punëtorët e transmetuesit publik, pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Kjo u mundësua falë përpjekjeve intensive institucionale për të nxjerrë RTK-në nga situata e rënduar financiare, e shkaktuar nga mungesa e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës. E di që kjo periudhë ka qenë sfiduese për institucionin tonë, dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që, me besim, durim dhe përkushtim, kanë kontribuar në ruajtjen e funksionimit të RTK-së”, ka shkruar Hundozi.
Ai ka thënë se gjatë këtij viti është punuar në rrethana të jashtëzakonshme, duke u përballur me sfida të rënda financiare.
“Megjithatë, puna ka vazhduar me avancime të dukshme në raportet me punëtorët, forcimin e ligjshmërisë dhe hapjen ndaj bashkëpunimit me partnerë vendorë e ndërkombëtarë. Pas konstituimit të Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare, do të angazhohemi maksimalisht për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme për financimin, pronën dhe çështjet e tjera jetike për RTK-në”, ka shkruar tutje Hundozi.
Ai ka thënë se kanë vizion të qartë dhe konkret për të ardhmen e RTK-së si një transmetues i mirëfilltë publik dhe do të punojnë me vendosmëri e përkushtim për ta realizuar atë.
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes