Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident i rëndë në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura.
Policia e Kosovës konfirmon për portalin arbresh se dy femra të moshës 45 dhe 26 kanë vdekur pas plagëve të marra nga aksidenti.
“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritë të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimave :
– L.P (femër) 45 vjeç, dhe
– Q.Th(femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara”, tha Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejn ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./arbresh.info/
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?