Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

09:11 | 21 Dhjetor 2025
E.G

Një person ka vdekur pasi humbi ndjenjat në vendin e punës në Gjilan.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima kishte shkuar pa shenja jete në emergjencën e qytetit, teksa sipas dëshmitarëve ai kishte rënë në tokë derisa ishte në vendin e punës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia./Arbresh.info