Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit mbrëmjen e sotme na riktheu pas në kohë duke na rikujtuar luftën e përgjakshme të Kosovës dhe plagët e lëna pas prej saj.
Në program u trajtua historia e dhimbshme e nënë Ferdonijes dhe familjes së saj, një familje e cila tashmë jeton vetëm nëpërmjet kujtimeve të nënës.
Familja Qerkezi përbëhej nga gjashtë anëtarë, nënë Ferdonija, katër djemtë dhe bashkëshorti i saj Halimi. Një ditë në marsin e vitit 1999 në derën e familjes Qerkezi kish trokitur policia serbe për të bërë një kontroll rutinë me arsyen se aty strehoheshin refugjatë lufte.
Po atë ditë policia serbe ishte rikthyer e maskuar dhe kishte hyrë me dhunë në shtëpi duke marrë me forcë burrat e familjes. Pas disa vitesh nënë Ferdonija mori lajmin e kobshëm se asnjëri prej tyre nuk jetonte më.
Për ta bërë atë sado pak të lumtur nipi i saj, Dreni e kishte ftuar në program. Ai i dha këtë mesazh nënë Ferdonijes: “Bëhu e fortë hallë! Ti nuk je vetëm! Gjithmonë do ta kesh mbështetjen e vëllezërve, nipave dhe të mbesave të tua”.
Arbana Osmani kishte ftuar Leonora Jakupin që të mbështeste Drinin në mesazhin e tij. Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi nënë Ferdonijes një udhëtim në Shqipëri si edhe printimin e fotove të familjes së saj./TCH




I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur