Duke pasur parasysh se viti 2018 ka nisë me çmim të njësisë nga 1.4648 euro ndërsa është përmbyllur me 1.3847 euro për njësi, vërehet një rënie e çmimit të njësisë, e cila mund të përkthehet në rënie të vlerës së fondit pensional në shumën prej 89 milion euro, shkruan gazeta inFokus.
Kjo sipas njohësve të ekonomisë nuk është vërejtur nga qytetarët e Kosovës, por ata do të kenë në total më pak para në llogaritë e tyre.

Medain Hashani, profesor në Fakultetin Ekonomik, Kolegji AAB, ka ngritur si shqetësim humbjen e këtyre mjeteve dhe ka kërkuar nga Bordi i Fondit të Kursimeve Pensionale përgjegjësi për një keq-menaxhim të tillë dhe mos orientim të duhur të investimeve.
“Kjo papërgjegjësi duhet të analizohet nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Kosovës dhe të merren masat për tejkalimin e kësaj situate jo të favorshme për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hashani.
Gazeta inFokus është në pritje të përgjigjeve nga zyrtarët e Fondit, për të sqaruar se çfarë ka quar në humbjen e vlerës së fondit pensional. /Gazeta inFokus/

Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...