Policia e Kosovën bën të ditur se një person ka humbur jetën pasi nga pakujdesia i njëjti kishte humbur kontrollin mbi traktorin.
Ngjarja sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Kryshevc në Skenderaj të premten në mesditë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin , nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi traktorin dhe rrokulliset.
Si pasojë i dyshuari pëson lëndime vdekjeprurëse, ndërsa një pasagjere femër K-Shqiptare pëson lëndim trupore dhe e njëjta dërgohet ne QKUK-Prishtine.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...