​Humb jetën një punëtor, u rrëzua nga një ndërtesë në Prishtinë

13:56 | 22 Gusht 2022
A Z

Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë Naser Syla.

Doktor Syla tha se viktima ka arritur në emergjencë pa shenja jete, pa dhënë detaje tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale