Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në Mitrovicën e Jugut, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:23, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë Jugu 15.08.2023-15;23. Lidhur me rastin, pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë nga një lartësi, në vendngjarje ka dalur ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend