Më shumë se gjysma e të anketuarve në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, të prezantuar në ‘Rubikon” , duan që të largohen nga Kosova.
50.5 % e 1050 respondentëve janë përgjigjur me “po” në pyetjen “A do të emigronit nga Kosova nëse do të kishit mundësi?”.
38.6 % e të anketuarve kanë thënë “jo”, 7.9 % janë shprehur se nuk janë të sigurtë se çfarë do të bënin, derisa 3 % kanë refuzuar që të përgjigjen.
Në ndërkohë, gati gjysma e të anketuarve nga PIPOS kanë thënë se, përpos dëshirës për t’u larguar nga Kosova, kanë një plan konkret për emigrim.
Pyetjes “A keni plan konkret për emigrim ju ose një anëtar i ngushtë i familjes tuaj” i janë përgjigjur pozitivisht 44.2 % e të anketuarve.
40.3 % e respondentëve janë përgjigjur me “jo”, 8.9 % kanë thënë se nuk janë të sigurtë, derisa 6.6 % kanë refuzuar krejtësisht të përgjigjen.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...