Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAK) ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ më 12 nëntor.
PZAP-ja, në seancën e mbajtur sot, ka shqyrtuar gjithsejtë 14 ankesa, prej tyre një ankesë e paraqitur me datën 22.11.2019 nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dhe 13 ankesa të cilat kanë të bëjnë pretendimet me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve – QNR”, thuhet në vendimin që ka siguruar arbresh.info.
Siç thotë PZAP-ja në vendimin e saj, prej këtyre 13 ankesave, 3 i ka paraqitur VV-ja dhe 10 ankesa i ka paraqitur Koalicioni Nisma AKR – PD.
“Ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje: Anr.507/2019 e datës 22.11.2019 hedhet e palejueshme. Ndërsa ankesat lidhur me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën Numërimit dhe Rezultateve – QNR janë vendosur si në vijim: 5 ankesa janë pranuar të bazuara, 1 ankese është pranuar pjesërisht e bazuar, 6 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe 1 ankese është hedhur e pasafatshme”./arbresh.info



Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Përgjegjësi e lartë dhe mi...
Rama përgëzon Brahon pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK...
Faton Peci lë postin e ministrit, falënderon Kurtin dhe ferm...
KPK-ja anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve
“Vendim zhgënjyes”, ambasadori francez i reagon KQZ-së për m...
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...