Derisa ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ishte duke folur në Javën e Gruas i është ndërprerë fjalimi nga tri vajza të cilat mbanin në duar një baner ku shkruhej “Dhuratë je përly me krimin që ke kry” me fotografinë e aktivistit të VV-së Astrit Dehari, raporton Ekonomia Online.
Më pas ato sigurimi i ka larguar nga salla. Hoxha po merr pjesë në Javën e Gruas e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).Hoxhës iu ndërpre fjalimi edhe në Kuvend.
Në interpelancën për Rastin Dehari në Kuvendin e Kosovës, debati i ashpër gati ka eskaluar në përleshje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.Kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi dorëheqjen e ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, në atë kohë ministre e Drejtësisë.
Kur, Hoxha e mori fjalën deputetë të Vetëvendosjes kanë ndërprerë fjalën e ministres, duke bërë zhurmë e duke goditur tavolinat.
Ata kanë thirrur “kriminele” në drejtim të ministres.
Kjo ka nxitur reagimin e deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili filloi fjalosjen me deputetin e Vetëvendosjes, Sali Zyba.
Më pas ndërhyri edhe deputeti Rexhep Selimi e u grumbulluan shumë deputetë të tjerë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...