Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ka thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovës në KB.
Përmes një statusi në rrjeton social “Twitter”, Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ai, gjithashtu ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara.”
Shqipëria sot është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023 me 175 vota për nga 117 të nevojshme./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut