Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ashpër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas deklaratës së tij sot se “Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje”.
Përmes llogarisë së tij në Twitter, Hoxhaj ka thënë që është e papranueshme që Vuciq ta përdorë konferencën për ndryshimet klimatike në Paris, që të flasë për Kosovën, dhe sipas tij këto deklarata të tij e rrezikojnë dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.
Sipas tij Serbia e di se dialogu do të përmbyllet me marrëveshje të cilat janë obligative për të dyja palët.
“Është e papranueshme të keqpërdoret Samiti për Ndryshime Klimatike në Paris për të sulmuar shtetësinë e Kosovës nga Vuçiq. Samite të tilla duhet të përdoren për të adresuar sfidat e Ballkanit në fushën e ambientit. Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e vënë në rrezik dialogun dhe normalizimin e raporteve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do të përmbyllet me marrëveshje ligjore të obligueshme dhe njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...