Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar lidhur me protestën e Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se vetëm në shtetet me regjime autoritare mund të organizohen protesta nga partitë në pushtet, raporton arbresh.info
“Shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme”, ka shkruar ai tutje.
Ai në fund ka thënë se Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të kryer punën e saj profesionale, dhe se ky është sulm i drejtpërdrejt ndaj punës, integritetit dhe pavarësisë të secilit anëtar të Gjykatës, e mbi të gjitha ndaj demokracisë tonë.
Postimi i plotë:
Vetëm në shtetet me regjime autoritare mund të organizohen protesta nga partitë në pushtet. Shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme. Kosova sot përjetoi vetëm tronditjen e parë të shkundjes së demokracisë dhe rendit të saj kushtetues që duke u thirrë në të drejtat e qytetarëve për të protestuar po shantazhon dhe kërcënon pavarësinë e pushteteve të tjera sikurse ai i gjyqësorit. Është e papranueshme dhe e rrezikshme një protestë sot në kohën kur Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të kryer punën e saj profesionale. Ky është sulm i drejtpërdrejt ndaj punës, integritetit dhe pavarësisë të secilit anëtar të Gjykatës, e mbi të gjitha ndaj demokracisë tonë ??
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...