Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Presidentin Donald Trump dhe Zëvendëspresidentin JD Vance për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke theksuar miqësinë e veçantë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e përshkroi këtë fitore si një kapitull të ri udhëheqjeje për Amerikën dhe për aleancën mes dy vendeve.
“Urime popullit amerikan, Presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance, për këtë kapitull të ri udhëheqjeje. Kosova mbetet një mik i palëkundur i SHBA-së, një miqësi e thellë dhe historike që ka forcuar themelet e lirisë dhe demokracisë sonë,” shkroi Hoxhaj, ku shpërndau edhe një fotografi të përbashkët me Senatorin amerikan JD Vance.
Sipas tij, lidhjet e thella dhe historike që Kosova ka ndërtuar me SHBA-në për dekada janë themeli i vlerave të përbashkëta të dy vendeve.
Në këtë kontekst, ai shprehu shpresën që mandati i ri i administratës Trump-Vance do të vazhdojë të forcojë më tej këtë miqësi të pathyeshme./Arbresh.info
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...