Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur ditën e sotme historike për Kosovën, pas miratimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se kjo është një ditë historike.
Ai uroi të gjithë qytetarët e Kosovës pas miratimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian.
“Ditë historike për Kosovën. Parlamenti Evropian miratoi vendimin përfundimtar në lidhje me liberalizimin e vizave. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe BE-së.”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së