Zëvendëskryeminisri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me Kryetarin e Kuvendit nga Republika e Maqedonisë, Talat Xhaferin.
Hoxhaj, në një postim të tij në Twitter, është shprehur i kënaqur nga biseda me Kryeparlamentarin shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton lajmi.net.
Ai shkruan se pjesë e bisedës mes tyre ishte edhe miratimi i ligjit për përdorimim zyrtar të gjuhës shqipe në shtetin Maqedonas.
“Bisedë e shkëlqyeshme me Kryetarin e Kuvendit , Talat Xhaferi, mbi punën e parlamentit dhe miratimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në shtetin e Maqedonisë.Ne ramë dakord në zgjerimin e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore Maqedonase dhe atyre Kosovare”shkruan Hoxhaj në Twitter. /Lajmi.net/
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë