Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, i cili po qëndron sot në Prishtinë.
Hoxhaj e ka falënderuar Kardinalin Parolin për vizitën në Kosovë, e cila është e para e nivelit të lartë nga Vatikani. Po ashtu, Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
“Kënaqësi të takohem me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paolin, sot në Prishtinë. E falënderova për vizitën në Kosovë, e para e nivelit kaq të lartë, si dhe për mbështetjen e Serlisë së Shenjtë për Kosovën, dhe fuqizimin e marrëdhënieve tona bilaterale përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar Hoxhaj pas takimit.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...