Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë që qëndrimit në Austri në Forumin Evropian Alpbach.
Përmes një komunikate për media Hoxhaj ka thënë se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën.
“Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka thënë Hoxhaj./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...