Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me ministrin e jashtëm të Malit të Zi në Podgoricë, ka vazhduar me takime edhe në Ulqin.
Ai së bashku me kryetarin Nazif Cungu, kanë vizituar një zonë të bukur të Shasit, që shtrihet në Anën e Malit dhe Hoxhaj ka përgëzuar investimet lokale dhe përkujdesjen.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
”Mirëmëngjesi nga Shasi, një atraksion turistik e historik nga Ana e Malit që duhet patjetër të vizitohet sapo merret rruga për në Ulqin. Pas takimit me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu vlerësova investimet, qeverisjen e mirë lokale dhe përkujdesjen e pushtetit lokal për ta ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e pasur shqiptare” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë