Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është shëmbëlltyra dhe fryma kombëtare, që ka vendosur themelet e ekzistencës së përhershme të projektit politik kombëtar të popullit tone.
“Simboli i unifikimit të popullit shqiptar, Skënderbeu, ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi. Kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe mbetet përherë burim frymëzimi për të gjithë ne edhe në ditët e sotme”, është shprehur Hoxhaj.
“Pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, projekti i tij politik ka vazhduar të jetë më i gjallë se kurrë, që nga Lidhja e Prizrenit, vazhdoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, dhe u përmbyll më 1999 me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të bashkuar për zhvillim e me qëllim integrimin në rangun e barabartë mes popujve dhe kombeve evropianë, ne duhet ta rimëkëmbim Kosovën, që historia e saj të na bëjë krenarë, ndërsa e ardhmja e saj të na hapë perspective”.
“Skënderbeu, vazhdon të personifikojë bashkimin kombëtar dhe rrugën tonë të përbashkët properëndimore”

Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...