20:34 |
27 Korrik 2025
E.G
Ish-Ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Hoxhaj ka vlerësuar lart figurën e Arifit si politikan dhe si njeri.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi. Duke bashkëpunuar gjatë me të, ai ishte gjithmonë një politikan shembull dhe njeri i veçantë. Ai ishte një burrë i urtë, vizionar dhe i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe interesit qytetar. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar në kujtesën e qytetarëve të Vitisë dhe më gjerë. Ngushëllime të sinqerta familjes Arifi, miqve dhe gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, ka shkruar Hoxhaj.