Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas aneksimit të paligjshëm të Rusisë ndaj territoreve të Ukrainës, duke thënë se duhet të mbështetet sovraniteti dhe integriteti territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë Ukrainë.
“Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë Ukrainë. I bashkohem demokracive që refuzojnë aneksimin e paligjshëm të territorit të Ukrainës. Duhet të qëndrojmë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.”, shkruan Hoxhaj./arbresh.info/
Crimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk & Luhansk are #Ukraine. I join democracies rejecting the illegitimate annexation of??territory. We have to stand in support of?? sovereignty & territorial integrity to counter 19th century mindset of #Russia that aims to hold Europe hostage.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2022
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...