Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar se asnjë Qeveri nuk ka mandat të kundërshtoj partneritetin e Kosovës me NATO-në.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar gjithashtu se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin
Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin.
“Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën.
Qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor. Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin.
Kryeministri nuk mund të rri neutral. Ai duhet të tregojë a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër. Deri tani në çdo temë për politikë të jashtme ka mbajtur qëndrim neutral. Kryeministrat nuk zgjidhen për neutralitet, por për vendimmarrje. Neutralitet dhe kohë nuk ka në Kosovë”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
EKSKLUZIVE/KFOR-i e “rehaton” Albin Kurtin: Pa lejen tonë FSK-ja nuk shkon në veri
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...