Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se deri të martën kur edhe do të mbahet seanca për Demarkacionin, do punohet intensivisht për bindjen e deputetëve për ratifikimin e saj.
Sipas tij, pritet që votën pro ta japin edhe deputetë e Listës Serbe e po ashtu edhe ata të opozitës, duke mos përmendur nëse këtu do përfshihen edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.
Në një prononcim për Indeksonline, Hoxhaj ka thënë se për këtë po angazhohen vazhdimisht.
“Të gjithë deputetë e partnereve të koalicionit qeverisë do të votojnë pro marrëveshjes dhe këtu nuk ka asnjë dyshime, por do ketë edhe deputetë të opozitës dhe të listës serbe që do japin votën. Po ashtu, do merremi me këtë temë deri të martën intensivisht!”, ka deklaruar Hoxhaj.
Më tej ai ka treguar se deri më tash kanë biseduar me Listën Serbe, e po ashtu edhe me partitë e tjera shqiptare në opozitë për të siguruar votat e nevojshme.
“Deri më tani kemi fol sa me Listën Serbe po aq edhe me parti të tjera shqiptare në opozitë për të siguruar votat e nevojshme dhe për ta ratifikuar përfundimisht marrëveshjen e Demarkacionit.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca për Demarkacionin të mbahet të martën, në orën 16:00.
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...
Sulmohet kompleksi i naftës në Bahrein, dalin pamjet
Izraeli ka goditur më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 ...
Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...
Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe...
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...