Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin. Sot janë bërë dy vjet prej që Rexhepi është ndarë nga jeta.
Hoxhaj, ka thënë se Bajram Rexhepi, ka qenë një ushtar i devotshëm i atdheut, dhe një kryeministër i përgjegjshëm.
“U bënë dy vjet që Bajram Rexhepi nuk është në mesin tonë. Një ushtar i devotshëm i atdheut, një baba i dashur e i përkushtuar, një kryeministër i përgjegjshëm dhe një politikan i matur e i respektuar. Kjo ishte jeta e tij dhe kështu do të mbetet përherë në kujtimet tona dhe në kujtimet e historisë së ndërtimit të shtetit të Kosovës! Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, përherë falënderues!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...