Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke thënë se Kosova duhet të vazhdojë të punojë më shumë në avancimin dhe zhvillimin e tyre.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot kur shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve duhet të jemi krenarë që krahasuar me shumë vende të rajonit dhe Evropës, romës si kominunitet çdo herë e kanë pasur një zë të fortë në Kuvendin e Kosovës.
Ai, tutje tha se Kosova do të jetë shtet i drejtë dhe demokratik vetëm kur të gjithë qytetarët e saj të gëzojnë liri dhe mundësi të barabarta.
“Sot kur shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duhet të jemi krenarë që krahasuar me shumë vende në rajon dhe në Evropë, romët si komunitet çdo herë e kanë pasur një zë të fortë në Kuvendin e Kosovës. Kosova duhet të vazhdojë të punojë edhe më shumë në avancimin dhe zhvillimin e tyre. Romët, vazhdojnë të mbesin si komuniteti më i cenueshëm në shoqërinë tonë. Kosova do të jetë shtet i drejtë dhe demokratik vetëm kur të gjithë qytetarët e saj të gëzojnë liri dhe mundësi të barabarta! “, ka shkruar Enver Hoxhaj./arbresh.info/
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...