Diskutimet e muajve të fundit për formimin apo jo të Unionit Doganor kanë marrë fund në Trieste të mërkurën në takimin të liderëve të Ballkanit.
Ministri Hoxhaj i ka thënë Reuters se qeveria e Kosovës ka arritur ta shmangë projektin për union doganor në Ballkan, i cili do ta dëmtonte shumë buxhetin e Kosovës.
Ky projekt përkrahej nga BE-ja, si një mënyrë për ta rritur bashkëpunimin në rajon. Reuters shkruan se shtetet e Ballkanit do të hyjnë në një marrëveshje të re për “zonën rajonale ekonomike” e cila do të jetë pjesë plotësuese e marrëveshjes së CEFTA-s. Hoxhaj ka thënë se kjo do t’i harmonizonte ligjet dhe politikat për investime, si dhe do ta zgjeronte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe ta thellonte integrimin digjital, citon Zëri.
“Cka na është ofruar në tavolinë tani, ndryshon nga ajo që është prezantuar në shkurt 2017”, ka thënë Hoxhaj duke iu referuar takimit të fundit në Sarajevë, kur Bashkimi Evropian insistonte për treg të përbashkët.
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...