Pak ditë pas vizitës në Mal të Zi, ku zhvilloi takime të nivelit të lartë, si dhe takoi shqiptarët atje, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, ka iniciuar diskutim në lidhje me projektin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën në Mal të Zi, ku ka kërkuar që të merret me prioritet përfundimi i tij.
“Gjatë takimeve që kam zhvilluar gjatë vizitës në Mal të Zi me shqiptarët atje, në koordinim me kryeministrin Haradinaj, kam marrë kërkesa të shumta për përfundimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, e cila është shumë e rëndësishme për lëvizjen dhe lidhjet mes qytetarëve të Kosovës dhe të Malit të Zi.
Dua t’ju kërkoj që kjo të merret me prioritet duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka për shqiptarët”, ka thënë Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë.
Gjatë diskutimit, Hoxhaj ka kërkuar edhe nga Ministri i Infrastrukturës që ta ketë parasysh përfundimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë që ka për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për lidhjen në mes të të dy vendeve.
Ministri Lekaj është zotuar se do ta marrin këtë çështje me prioritet dhe se punimet do të rinisin shumë shpejtë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...