Hoxhaj paralajmëron heqjen e doganave me Shqipërinë

19:56 | 18 Tetor 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me krerët shtetërorë në Shqipëri ka bërë të ditur se së shpejti mund të heqen doganat mes dy vendeve.

“Në këto takime folëm konkretisht edhe për temat më specifike që duhet të adresohen në javët e ardhshme, por edhe tema tjera të koordinimit të shteteve tona në rajon dhe botë. Një nga temat ku u dakorduam se ka vullnet të ecet përpara mes dy qeverive tona është heqja e doganave në një të ardhme jo të largët”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai gjithashtu ka falënderuar Shqipërinë për mbështetje në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe subjektivitetin ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale