Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në hapjen e zyrës së RYCO-së në Prishtinë, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, si dhe ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe.
Hoxhaj është shprehur i lumtur për hapjen e kësaj zyre, duke thënë se më në fund të rinjtë po e marrin rolin që iu takon në procesin për pajtim dhe bashkëpunim rajonal.
Megjithatë, Hoxhaj ka thënë se nuk mund të ketë pajtim ndërshoqëror nëse shteti i cili ka qenë burim i konfliktit nuk e ndryshon agjendën që e ka shkaktuar atë konflikt. Ai ka theksuar se parakusht themelor për pajtimin në Ballkan është njohja ndërshtetërore Kosovë Serbi.
“Sot u hap zyra e RYCO-së në Kosovë. Një kënaqësi e vërtetë të shohësh së si të rinjtë e Kosovës, bashkarisht me të rinjtë e vendeve të rajonit, tashmë po marrin rolin e tyre në bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Kosovës do ta mbështesë në çdo hap zyrën e RYCO-së në Prishtinë dhe zyrën qëndrore në Tiranë, në funksion të ecjes së sigurt drejt integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor, por parakushti themelor për pajtim në Ballkan është njohja ndër-shtetërore Kosovë – Serbi”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë në Facebook.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...