Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot të gjithë ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian ku kanë diskutuar në lidhje me fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuuar nga BE-ja.
Hoxhaj tha se për Kosovën është e rëndësishme që kjo të mos jetë fazë e re, por fazë finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Theksoi se arritja e një marrëveshjeje obligative ligjore është po aq e rëndësishme sa edhe implementimi i plotë i saj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi para ambasadorëve të BE-së se marrëveshja obligative ligjore që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë në përmbyllje të dialogut, për Kosovën ka një emër dhe ajo është njohje e ndërsjellët.
“Biseduam për zhvillimet më të fundit politike, dialogun Kosovë-Serbi dhe agjendën evropiane me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së. Arritja e një marrëveshjeje obligative ligjore është po aq e rëndësishme sa implementimi i plotë i saj, dhe kjo për Kosovën do të thotë njohje e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter
KPK-ja anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve
“Vendim zhgënjyes”, ambasadori francez i reagon KQZ-së për m...
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...