Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se konfirmimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin është goditje e madhe për Kosovën, por edhe për PDK-në.
“Është goditje edhe për themelet e shtetit tonë, për sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai tha se pa një luftë të drejtë dhe të pastër të UÇK-së nuk do të kishte as intervenim të botës demokratike, NATO-s.
“Pa një luftë një të drejt të UÇK-së, luftë e pastër dhe mbrojtjës dhe pa një gjenocid të Serbisë, nuk do të ndodhet as intervenimi i NATO-s”, tha Hoxhaj.
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë