Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë.
Hoxhaj tha se Kosova nuk do të dorëzohet asnjëherë, deri sa flamuri i saj të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në sistemin ndërkombëtar.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Urime 10 vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Juve që çdoherë në zemër e në mendje e keni pasur Kosovën e pavarur. Juve që pavarësinë e keni pasur besim, dhimbje dhe shpresë. Duke u mbështetur në shpresën për të ardhmen e ndritur të popullit tonë, në këto 10 vite kemi ndërtuar një shtet nga themelet. Dhe asnjëherë nuk do të dorëzohemi, deri sa flamuri i Kosovës të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në familjen euro-atlantike. Gëzuar.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...