Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk ka më vota nga PDK’ja për kandidatët për president jashtë PDK’së.
Hoxhaj tha se një herë PDK’ja e bëri kryeminsitër Ramush Haradinajn, e një herë Isa Mustafën. Tash, nuk ka më vota nga PDK’ja.
“Kemi ardhur në përfundim që nëse dikush kërkon votë nga ne, do të duhej të llogarisë për propozimin tonë. Në PDK realisht ende nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta”, ka thënë Hoxhaj në Pressing.
“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, shtoi Hoxhaj.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?