Ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës ku me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Abdullah Hoti do t’i përgjijget tri interpelancave.
Deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj tha se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për tri interpelanca kanë një emërues të përbashkët, një hegjemoni të re serbe në raport me Kosovën dhe ranonin.
“Këto tri interpelanca që janë thirrur, realisht e kanë një emërues të përbashkët, një hegjemoni të re serbe në raport me Kosovën dhe rajoni dhe mendoj se kjo kërkon përgjigjen tonë si deputet, e jo të flasim për dialogun, siç kemi folur ndoshta para 10 viteve, pasi tani situatë krejt tjetër”, tha Hoxhaj
Enver Hoxhaj ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Avdullah Hoti, se dialogu do të përfundojë me njohje reciproke.
“Ky është ai vizioni i shpresës që edhe unë dhe të tjerët e kemi kultivuar por e kam përshtypjen që në situatën që jemi është më serioze se që mund ta imagjinojmë. Është më serioze sepse kemi pasur pritje që vjeshta të jetë fazat e fundit e dialogut por gjërat s’po shkojnë. Do t’iu lutja të mos i besojmë këtij iluzioni se nuk ka bëjë me atë se kush është në opozitë dhe qeveri por ky iluzion mund ta godasë vendin”, tha Hoxhaj./arbresh.info/
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...