Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi ynë ka mbetur pa lidership për të marrë vendime të mëdha.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Hoxhaj ka thënë që të mos blihet kohë por të shkohet në zgjedhje, raporton Arbresh.info.
“Për 1200 ditë dy mandate ka tregu që nuk ka guxim me marrë vendime të mëdha. Ky vend ka mbetur pa lidership me marrë vendime të mëdha, dhe ftoj shumicën parlamentare dhe krejt deputetë që e shohin interesin e Kosovës para interesit individual se në fund të ditës na kur vijmë në këtë institucion të nderum e reflektojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qëllimet tona.”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj fton të gjithë deputetët që a shpërbëjnë Qeverinë e tanishme dhe të bëhet një e re.
“I ftoj të gjithë deputetët e shumicës edhe të opozitës që ne ta shpërbëjmë këtë Kuvend, neve na duhet një Qeveri e re, neve na duhet një lidership i ri, neve na duhet një mandat i ri i këtij institucioni dhe i këtij kuvendi me qëllim që Kosovën ta kthejmë tek parimet kyçe të dialogut dhe parimet kyçe të dialogut janë marrëveshja obligative ligjore jo bazike, marrëveshje finale jo të përkohshme, marrëveshje për njohje të ndërsjellë dhe jo marrëveshje e cila është në fakt mosmarrëveshje”./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit