Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të duhej të sillte në Kuvend një platformë për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se vetëm pas dorëzimit të kësaj platforme do të duhej të vinte ftesa për takim me opozitën, raporton arbresh.info.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti s’ka platformë dhe se po u ikë zotimeve të tij.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve./arbresh.info/
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit