Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot viktimat e Holokaustit.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Holokaustit, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë se ngjarjet e tilla tragjike si Holokausti duhet të na kujtojnë dhe të na bëjnë më të vendosur që të mos përsëriten më kudo në botë.
“Sot, kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit ?️. Ngjarjet e tilla tragjike si Holokausti duhet të na kujtojnë dhe të na bëjnë më të vendosur që të mos përsëriten më kudo në botë. E kemi obligim të parandalojmë dhunën, gjenocidin e krimet kundër njerëzimit, kudo që ndodhin ato! Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën dhe familjet e tyre, për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje.”, ka shkruar Hoxhaj. /arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...