Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se për Kosovën është jetike që menjëherë të futet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.
“Është NATO ajo që sot po mbron shtete dhe jo ndonjë organizatë tjetër! Në Samtin e sotëm nuk kishte një vendim të tillë, por është jetik për Samitin e radhës të NATO-s që kjo të ndodhë!”, ka thënë Hoxhaj.
“Fatkeqësisht, ne, nga ana tjetër kemi një qeveri e cila nuk lexon as lajme, e lëre më të përgatitet për vendime të tilla! Agresioni rus mbi Ukrainën dhe rizgjimi gjepolitik i Perëndimit do të kishin kuptim vetëm duke u mbështetur anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO, duke i ofruar Ballkanit paqen e përhershme, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...