Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i ka reaguar ashpër komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për Kosovën, për t’i adresuar, siç tha, “shqetësimet specifike” të disa vendeve.
Në një debat të zhvilluar të hënën në Parlamentin Europian, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për Kosovën, për t’i adresuar, siç tha, “shqetësimet specifike” të disa vendeve.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i ka reaguar komisionerit duke thënë se mjegulla evropiane e krijuar për liberalizimin e vizave është një koncentrat hipokrizie dhe diskriminim i ndërtuar në paranoja dhe paragjykime!
Ai tutje tha se disa herë Komisioni dhe Parlamenti Evropian nga viti 2018 ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret.
“Çfarë dëgjoj dje dhe sot rreth ndonjë udhërrëfyesi të ri, është mjerim politik, gjë që ju kam thënë për shumë kohë kolegëve të mi evropianë!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan