Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër BE-së rreth Samitit të sotëm që nuk nxori asnjë rezultat rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo është tirania e status-quo-së për Ballkanin Perëndimor.
“Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE”, ka shkruar Hoxhaj.
“Nga Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe asnjë hapje të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Kjo është tirania e status quo-së për Ballkanin Perëndimor! Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./arbresh.info/
From today’s EU-WB Summit there is no outcome for visa liberalization for #Kosovo & no opening of accession talks for #Albania & #NMacedonia! This is the tyranny of the status quo for the #WesternBalkans! This is a good news for the Kremlin. Well done EU!
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 23, 2022
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës