Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të ish kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Hoxhaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se është e rëndë të shkruhet fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpuntor të çmuar siç ishte Rexhepi.
“E rëndë të shkruash fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar si Bajram Rexhepi. Një njeri që i dha shumë Kosovës në paqe dhe në luftë. Një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri. Mbi të gjitha një koleg në PDK i cili vështirë të zëvendësohet. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij. Lamtumirë Bajram!”, shkruan Hoxha në Facebook./arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë