Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia jep të drejtën Kushtetuta e Kosovës që ta përfaqësojë Kosovën në dialog me palën serbe.
Megjithatë, Hoxhaj ka thënë në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel, se për dialog “duhet të ketë unitet mes forcave politike”.
“Kemi mbërritur këtu ku jemi sot si vend, falë fuqisë, vullnetit të pathyeshëm, dhe konsensusit, gjetjes së gjuhës së përbashkët”, është shprehur Hoxhaj.
Dialogu duhet të ketë mbështetje prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë Hoxhaj.
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...