Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një bisedë me Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, Borge Brende, me të cilin ka folur rreth planit të PDK-së për Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.
Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë së bashkë me Brende, u pajtuan që të punojnë për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale. Ndër tjerash, ai tregoi se Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.
Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt:
Një bisedë e shkëlqyer me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, të cilit ia prezantova planin tonë për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.
U pajtuam që të punojmë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.
Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.
Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë.
Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Børge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...