Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha ka pritur sot në një takim njoftues Atasheun e ri Ligjor të FBI-së, Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën me seli në Sofje të Bullgarisë.
Në këtë vizitë, Collins ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Drejtori i Përgjithshëm e falënderoi z. Collins për vizitën e tij në Policinë e Kosovës dhe i uroi suksese në pozitën e re si Atashe Ligjor i FBI-së.
“Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen. Theks i veçantë u vu mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetet ndërkombëtare në funksion të sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin