Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ka pritur në takim shefin e zyrës së BE-së, Aivo Orav, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë.
Hoxha, fillimisht i dëshiroi mirëseardhje shefit të ri të BE-së dhe njëkohësisht të njëjtin e njoftoi lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, për angazhimet dhe aktivitetet e Policisë së Kosovës në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend, shkruan Arbresh.info.
“Takimi rezultoi me zotimin për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK